Skip Ribbon Commands
Skip to main content

Historiku

Për personat e pagjetur në lidhje me krizën në Kosovë

@ICRC
Kriza e viteve 1998-1999 në Kosovë ka lënë mbrapa një trashëgimi të dhimbshme dhe tragjike. Më shumë se një dekadë që nga përfundimi i kësaj krize, çështja e pazgjidhur e Personave të Zhdukur vazhdon të jetë barrë për mijëra familje si dhe për shoqërinë në përgithësi. Familjet kanë mbetur pezull, me shikim nga e kaluara, në pamundësi që t’a tejkalojnë pikëllimin, të planifikojnë apo të mendojnë për të ardhmen. Pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike dhe vendndodhja, këto familje i janë nënshtruar një pritjeje të gjatë dhe të dhimbshme për të mësuar për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

E Drejta e familjeve për të Ditur fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur, si dhe një përgjigjje e përshtatshme drejt nevojave të këtyre familjeve, mbeten përqëndrimi kryesor i punës së KNKK-së në Kosovë.

KNKK-ja ka mbledhur informata për rastet e zhdukjeve drejtpërdrejt nga familjet dhe burime të tjera që nga janari i vitit 1998. Në emër të familjeve të personave të zhdukur, KNKK-ja me vite të tëra, ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd, që të ofrojnë informata të cilat do të mund të ndihmonin rreth zbardhjes së fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur, duke i cytur ato të përmbushin obligimin e tyre për të adresuar të Drejtën e familjeve për të Ditur. Nga 6’024 raste të paraqitura në KNKK si persona të zhdukur, fati dhe vendndodhja e 1’770 personave ende mbetet i panjohur që nga gushti i vitit 2012.

Duke u bazuar në mandatin e tij humanitar dhe në cilësinë e tij si ndërmjetës neutral, që nga viti 2004, KNKK-ja udhëheqë me Grupin Punues për Persona të Zhdukur. Ky forum është mekanizëm funksional ndër-kufitar i themeluar nën patronatin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili ka për qëllim të përmirësojë dialogun dhe këmbimin e informatave midis autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës, mbi fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur dhe vendvarrezave të mundshme.

Përkundër këtyre përpjekjeve, shumë familje ende kanë familjarë të cilët konsiderohen të zhdukur dhe të dëshpëruar presin të marrin përgjigjje mbi fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre. Mungesa e informatave mbi vendvarreza të mundshme dhe vështirësitë rreth identifikimit të mbetjeve mortore tashmë të gjetura mbesin pengesat kyçe drejt zgjidhjes së rasteve të mbetura të personave të zhdukur.

Emrat e personave të cilët ende konsiderohen si të zhdukur gjenden në këtë listë. KNKK-ja i publikon emrat e personave të zhdukur me shpresë të mbledhjes së informatave shtesë nga njerëzit.

Ju mund të jepni informata për një person të zhdukur:
  • Nëse shihni emrin tuaj në listë, apo emrin e njërit prej familjarëve tuaj, dhe/apo nëse keni informata për personat të cilët i kërkojnë familjet e tyre, luteni të shtypni “Kontaktoni KNKK-në” në të dhënat e personit në fjalë.
  • Nëse keni ndonjë familjar i cili është zhdukur midis periudhës 01.01.1998 – 31.12.2000 në lidhje me krizën e viteve 1998-1999 në territorin e Kosovës, dhe doni të iniconi kërkesën për kërkim, luteni të kontaktoni zyrën më të afërt të Shoqatës Kombëtare në shtetin ku ju jetoni.

Kontaktoni

Misioni i KNKK-së në Prishtinë
Rr. Pashko Vasa 15, Pejton
10000 Prishtinë
Tel: (+381 38) 228 400 – 249 114/115
Fax: (+381 38) 228 599
Formular për kontakt
Faqja e internetit për Lidhje Familjare
Kjo nën-faqe e internetit kushtuar personave të zhdukur në lidhje me krizën në Kosovë i përket Faqes së gjerë të Internetit për Lidhje Familjare të Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe.

Më shumë mund të gjeni në (në gjuhë angleze):